Skip to content

Policia e Vlorës me “dorë të hekurt” për shoferët e “pabindur”, hiqen 50 patenta dhe bllokohen 20 makina

Policia e Vlorës ka vendosur gjoba ndërsa ka arrestuar edhe disa shoferë që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Efektivët rrugor së bashku me ata të rendit prej ditësh kanë zhvilluar kontrolle tek drejtuesit e automjeteve me qëllim ndëshkimin e tyre në rast shklejeje. Në fokus të kontrolleve janë leja e drejtimit, dokumentacioni, rripi i sigurimit, përdorimi i cëlularëve, xhamat e zinj si dhe manovrat në rrugë.

Për pasojë gjatë orëve të fundit janë hequr 50 patenta dhe janë bllokuar 20 makina. Një ditë më parë u arrestuan dy shtetas.

Ditën e sotme efektivët e policisë të shoqëruar nga shefi i qarkullimit Rustem Plaka janë pozicionuar pranë urës së ballistëve.

Aksionet e policisë do te vijojnë për të ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që shkelin Kodin Rrugor.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb