Ministri I Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e kësaj të shtune në Maliq ku forcat RENEA kanë ekzekutuar me armë 62 vjeçarin që plagosi me thikë bashkëshorten dhe goditi me tytën e armës djalin e tij.

Balla shpreh mirënjohjen ndaj Forcave të RENEA-s që gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe sot mëngjes kanë rrezikuar jetën duke negociuar me 62 vjeçarin Ramiz Muçollari që fatkeqësisht përfundoi me vrasjes e tij.

“Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë. Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin.

Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore. Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën”, ka thënë Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re