Skip to content

“Policia është kthyer në mbledhëse gëzhojash dhe njoftuese ambulancash”/ Meta: S’kanë fuqi të parandalojnë krimin

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë, pas ngjarjes së rëndë në Himarë ku humbi jetën fëmija 5 vjeç.

 

Gjatë konferencës për shtyp, ai tha se uniformat blu janë kthyer në mbledhës gëzhojash dhe njoftues të ambulancave pasi nuk kanë fuqi të parandalojnë krimin.

 

Sipas tij, Policia e Shtetit është një institucion ku buron arroganca, me efektivët që kanë humbur besimin e qytetarëve të thjeshtë, jeta e të cilëve mbetet në rrezik.

 

“Pa diskutim që ky është një shtet shumë i pasur kur harxhon qindra miliona euro. Siç janë rrugët e florinjta me 10-fishin e çmimit të BE dhe 6-fishin e çmimit të Serbisë.

 

E kanë pasur për detyrë të blen orë fluturimesh në vendet e BE për të shuar zjarret, por nuk e kanë bërë. Nuk është se këta nuk kanë lekë për të blerë helikopterë apo 2 qenë të stërvitur për të nuhatur dhe zbuluar viktimat. Por këta ndryshe nga Kosova, që na tregoi një punë shembullore me forcat e sigurisë, këtu nuk u mungon nuhatja qenve tanë, se këta i hanë edhe ushqimin qeneve se 1 milionë e gjysmë dollarë në vend të shkojnë atje kur duhet të shkojnë, shkojnë në xhepat e qeveritarëve që paguhen për t’i shërbyer qytetareve.

 

Ndaj është kjo rënie e madhe e nivelit të besimit të shtetit se në radhë të parë është te agjencitë ligjzbatuese. Kërkojmë me forcë që t’iu jepet fund kësaj gjendje kaotike në policinë e shtetit. Të merret masa për të mos u dëmtuar më tej imazhi i sezonit turistik. Mjaftojnë çmimet mjaft të larta këtë vit që kanë krijuar këtë gjendje. Njëkohësisht kërkohet profesionalizëm krejt tjetër për të menaxhuar sigurinë e plazheve tona dhe rrugëve tona. Kërkohet polici e shtetit dhe jo polici e regjimit patronazhist.

 

Të gjitha ngjarjet tregojnë se është drejtimit politik i policisë, imponimi nga lart-poshtë i një arrogance në raport me qytetarin dhe zbatimin e ligjit që na sjell në pasoja të tilla në mënyrë të vazhdueshme. Ka disa incidente të tjera që ndodhën në Jalë, ku gomonia doli nga deti dhe i shkoi drejtë qytetarëve duke e plagosur rëndë. Të gjithë ata që vijnë nga Jugu dhe zona të tjera shprehin shqetësimin e mjeteve motorike që lëvizin në mënyrë të pakontrolluar. Duhet të ketë përgjegjësi të madhe! Kush i licencon këta përdorues, kush i kontrollon këto mjete dhe përgjegjësi për ata që nënvlerësojnë zbatimin fiks të rregullave?

 

Kjo nuk vjen as nga mungesa e ligjeve, as nga mungesa e rregullave. Ky nuk është rast individual, por duhet të hetohet, pse është liruar apo pezulluar nga Policia e Shtetit, si është ri integruar në detyrë. Dhe duhet hetuar nëse ka qenë apo jo me licencë për drejtimin e mjetit lundrues.

 

Situata të tilla nuk kalojnë dot me deklarata. Duam një policia të fortë dhe është e fortë kur parandalon. Ngeli çdo javë në aksin Fushë Krujë – Milot ku ndodhin ngjarjet më të rënda. E vetmja punë që bën policia jonë është që mbledh gëzhojat dhe lajmëron ambulancat. Nëse e përdor policinë për të mbështetur çunat problematik, sigurisht që morali i policisë dhe motivimi kalon në nivele të tilla ku protagonizmin nuk e bëjnë ata që janë të përkushtuar në luftën kundër krimit dhe mbështetjen e qytetarëve, por arrogantët e partie”, tha Meta.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë