Policia gjermane ka bastisur shtëpitë dhe bizneset e katër personave të lidhur me simpatizantin e DEASH-it, i cili kreu sulmin vdekjeprurës në Vjenë këtë javë.
Policia federale njoftoi të premten se oficerët, përfshirë anëtarët e njësisë anti-terrorizëm GSG9, kontrolluan disa hapësira në qarkun Osnabrueck, Kassel dhe Pinneberg.
Policia tha se ndërsa personat nuk dyshohen aktualisht për përfshirje në të shtënat e së hënës, ka prova se ata kishin lidhje me sulmuesin.
Autoritetet në Austri kanë identifikuar sulmuesit si 20-vjeçarin Kujtim Fejzullai, i cili kishte dy shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ishte dënuar më parë për përpjekjen për t’u bashkuar me DEASH-n në Siri. Ai u la i lirë në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.
Një hetim ka nisur se pse Austria nuk e vendosi Fejzullain nën vëzhgim, megjithëse autoritetet sllovake raportuan se ai u përpoq të blinte municion për pushkë në një dyqan në Bratislavë në korrik.