Këtë të enjte nuk u gjobitën vetëm qytetarët për moszbatim të urdhrit të qeverisë për mbajtjen e maskës me detyrim, por edhe deputetët.

Një grup efektivësh kanë qëndruar para Parlamentit çdo deputet që nuk kishte maskë në fytyrë, duke mos i toleruar.

Alban Zeneli dhe Kujtim Gjuzi janë dy deputetët që nuk iu bindën urdhrit, e për pasojë pranuan gjobën.

Nga ana tjetër, Florenc Spaho, tentoi që të vendostë maskën pasi u konstatua nga uniformat blu, por sërish nuk i shpëtoi gjobës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re