Skip to content

Policia gjobit qindra shtetas për mosmbajtjen e maskës në rrugë,vazhdojnë kontrollet policore në të gjithë vendin

Policia ka ndëshkuar me gjoba për mosrespektimin e masave anticovid, 863 shtetas  gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë kontrolleve në rrugë për mbajtjen e maskës janë gjobitur 763 shtetas që ishin duke lëvizur në rrugë pa maskë,të cilët janë gjobitur me 3000 lekë.

Sipas njoftimit të policisë janë gjobitur gjithashtu edhe 100 shtetas të cilët kanë thyer masat, duke udhëtur në mjet me persona të tjerë me të cilët është konstatur të mos kenë lidhje familjare, ndërsa tre të tjerë janë ndëshkuar pasi kanë thyer orarin e kufizimit të lëvizjes.

Njoftimi i policisë

 

                     

U konstatuan pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 863 shtetas

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. 

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 763 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 100 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 3 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.  

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

/faxweb