TIRANE- Goditet një rrjet trafikantësh që merrej me falsifikimin e vizave në kryeqytet. Mësohet se deri më tani janë lëshuar 13 urdhërarreste, ndërkohë që janë ekzekutuar vetëm 7.

“BalkanWeb” mëson se mes personave të arrestuar, është dhe një punonjës policie.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se baza e grupit kriminal, që dispononte dy laboratorë për falsifikimin e dokumenteve, ishte në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” në kryeqytet.

Kujtojmë se në pak kohë ky është operacioni i dytë i ndërmarrë kundër falsifikatorëve të vizave, siç ishte edhe rasti i një grupi kriminal që u shkatërrua pak kohë më parë. Rrjeti i godotur më herët merrej me falsifikimin e vizave për në Britani, SHBA e Kanada dhe kishin dërguar si klandestinë plot 1 mijë shqiptarë. Nuk dihet ende nëse grupi i goditur sot, pjesë e të cilit rezultojnë të jenë 13 persona, ka lidhje me rrjetin e sipërpermendur.

Operacioni siç mëson “BalkanWeb” është në vijim e sipër.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re