Përgjatë 48 orëve të fundit, 20 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi mbi 30 km/h mbi normën e lejuar, pasi shpejtësia e lejuar në këtë aks është pjesërisht 80 km/h dhe në pjesë të tjera 60 km/h.

95 masa administrative për qarkullim me shpejtësi, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit; 67 masa administrative, për parakalime të gabuara; 54 masa, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 50 masa, për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Gjirokastrës dhe Delvinës, vijojnë monitorimin 24/7 me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”.

Gjatë monitorimit të pandërprerë, makinat inteligjente, dronët dhe radarët automatikë, në aksin e ri Kardhiq – Delvinë, kanë konstatuar qindra shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re