Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se një oficer i saj është lënduar pasi është goditur me veturë nga një i dyshuar për posedim të narkotikes në një fshat në veri të vendit.

I dyshuari i shpërfilli urdhrat e policëve për t’u ndalur për një kontroll në fshatin Suhodoll në Mitrovicë të Veriut, vend i banuar me shumicë serbe, dhe e goditi oficerin para se t’ia ka mbathte në këmbë nga vendi i ngjarjes, njoftoi Policia.

Në veturë e tij të braktisur janë gjetur lëndë narkotike, tha ajo.

“Gjatë tentimit për të ndaluar për kontroll një veturë të dyshuar, drejtuesi i veturës nuk ka ndaluar dhe me veturë ka sulmuar-goditur një zyrtar policor dhe po ashtu një veturë të policisë”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Policët kanë përdorur armët e tyre të zjarrit “për të mbrojtur jetën dhe për ta vënë situatën nën kontroll”, pasi gjetën veten në një situatë ku seriozisht ishte e rrezikuar jeta e zyrtarëve policorë, tha ajo.

Nuk është raportuar për të lënduar nga të shtënat e policëve, sipas komunikatës.

“Në veturë është gjetur lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë (1,5 deri në 2 kg)”, thuhet në komunikatë.

Njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Policia theksoi se është duke e trajtuar rastin dhe se në koordinim me organet e drejtësisë do të ndërmarrë veprimet për të zbardhur këtë rast dhe arrestuar personin e dyshuar./rel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re