Policia e Kosovës ka nisur një operacion të gjërë në mbarë vendin për të shpëtuar nga rruga fëmijët lypës. Brenda katër ditëve të fundit ka identifikuar 42 fëmijë shumicën nga Shqipëria, të cilët do t’i dorëzohen Policisë shqiptare.

Policia e Kosovës, drejtoria për hetimin e trafikimit të qënieve njerëzore kreu operacionin duke i konsideruar si viktima të mundshme të trafikimit, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovë nga data 12 korrik 2021 deri me datë 16 korri 2021.

“Plani operativ ka rezultuar me identifikimin e 66 lëmoshëkërkuesve, prej tyre 42 fëmijë dhe 24 të rritur, ku numri më i madh i tyre, 45 janë nga Shqipëria ndërsa 21 janë nga Kosova.

Gjatë planit operativ në konsultim me prokuroritë përkatëse, janë iniciuar gjithsej 13 raste prej tyre:

Një rast “trafikim me njerëz” dhe 12 raste “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, me ç‘rast janë dorëzuar kallëzime penale kundër 15 të dyshuarve, prindërve të fëmijëve lëmoshëkërkues, ndërsa 17 fëmijë janë referuar në Qendrat për Pune Sociale.

Shtetasit e huaj janë dorëzuar në njësinë përkatëse pranë Drejtorisë për Migrimi dhe të Huaj, për procedura të mëtejme bazuar në ligjin për të huaj,” njoftoi policia.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka nisur fushatën e ndërgjegjësimit për qytetarët me thirrjen që të mos u japin para këtyre fëmijëve, sepse kjo bëhet për të mirën e tyre, që të mos i detyrojnë të dalin në rrugë dhe të shfrytëzohen sidomos në këto ditë temperaturash të larta, pa dëshirën e tyre.

Madje, Policia e Kosovës synon që ata t’i kthehen shkollës dhe punës. Në njoftimin zyrtar thuhet: “Policia e Kosovës edhe në Gjilan me fushatë vetëdisuese për tu ndihmuar fëmijëve kundër shfrytëzimit të tyre në kërkim lëmoshë”

Stacioni Policorë në Gjilan , njësitet “Policia në Komunitet” kanë filluar fushatën për vetëdijesimin e popullatës që të mos u epen para fëmijëve lypsarë.

Duke filluar nga 16 korrik 2021, në qytetin e Gjilanit , nga njësitet policore të “Policisë në Komunitet” Do të na shihni në vazhdimësi disa ditë duke shpërndarë fletushka informuese me qëllim që qytetarët të kenë të qartë fushatën kundër shfrytëzimit të fëmijëve në kërkim lëmoshë.

Jo rrallë janë identifikuar fëmijë që pa vullnetin e tyre gjenden në rrugë tërë ditë duke kërkuar lëmoshë në këto temperatura të larta.

Policia e Kosovës po bënë që është e mundur që t’u gjenden prindërit këtyre fëmijëve dhe ata të largohen nga rruga dhe t’i kthehen shkollimit.

Dhënia e lëmoshës është më tepër goditje se sa ndihmë për ta, andaj apelohet që mos t’u jepen para sepse kjo ndikon që ata të mos të qëndrojnë në rrugë.

Fletushka informuese janë shpërndarë nëpër sheshe , biznese dhe kalimtarëve të rastit. Policia e Kosovës u bën apelon qytetarëve dhe u bëjmë të iditur se qëllimi i kësaj fushate është pikërisht në të mirën e këtyre fëmijëve.”

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re