VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar një 46-vjeçar me akuzën për shpërndarje droge. Sipas të dhënave zyrtare, Strukturat Policore të Seksionit Kundër Narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal proaktiv dhe të ndjekur me metoda speciale për goditjen e rasteve të drogave të forta (heroinë), kanë finalizuar operacionin e koduar “Laica”, ku si rezultat është arrestuar shtetasi Aleksandër K., 46 vjeç, banues në Vlorë.

Në banesën e këtij shtetasi, policia ka sekuestruar 20 doza lëndë narkotike të llojit Heroinë, si dhe një peshore elektronike.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim, shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re