Dy te rinj jane kapur ne flagrance nga policia me nje sasi lende nar kotike gati per ta shperndare. Arrestimi i tyre eshte bere ne Rreshen, ne kohen qe policia ka ndaluar per kontroll makinen me te cilen ata po udhetonin.

Policia ben me dije se kishte marre informacione në rrugë operative se dy shtetas po transportonin një sasi lënde nar kotike për ta bërë gati në doza të vogla për shitje.

Ne pranga jane vene F. N., 18 vjeç, banues në Kashnjet, Lezhë dhe B. S., 18 vjeç, banues në Kthellë, Mirditë.

NJOFTIMI

Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Policia e Mirditës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Nar kotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas po transportonin një sasi lënde nar kotike për ta bërë gati në doza të vogla për shitje, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-F. N., 18 vjeç, banues në Kashnjet, Lezhë;
-B. S., 18 vjeç, banues në Kthellë, Mirditë;

Në qytetin e Rrëshenit, Policia ka bërë ndalimin e mjetit tip Ford, me të cilin leviznin dy shtetasit dhe gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e sediljes se prapme është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde nar kotike prej 500 gr., e dyshuar can nabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë në ngarkim të F. N. dhe B. S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e nark otikëve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re