Skip to content

Policia italiane arreston 41-vjeçari shqiptar për trafik droge, ishte pronar lavazhi, së bashku me gruan dhe fëmijët… (VIDEO)

Policia në Itali ka finalizuar me sukses aksionin duke shkatërruar një grup trafikantësh të lëndëve narkotike.

Në prangat e policisë ra një 41-vjeçar shqiptar i cili ngriti dyshimet e policisë për shkak se shpesh udhëtonte drejt veriut të Italisë.

Shqiptari kishte në pronësi një lavazh makinash dhe bënte një jetë të rregullt. Për të shuar dyshimet e policisë në një prej lëvizjeve të tij drejt veriut, 41 vjeçari shqiptar, ai udhëtoi së bashku me familjen e tij, me bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël, shkruajnë mediat italiane.

Në kthim ai u ndalua nga policia rrugore dhe pas kontrollit brenda makinës së tij, policia gjeti 7 kilogramë hashash të fshehura në sendet e tij personale. Ai u arrestua dhe më pas u dërgua në burgun e Arezzos.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb