Policia izraelite ka arrestuar dhjetëra palestinezë në pjesë të ndryshme të Kudsit Lindor të okupuar.
Në një deklaratë me shkrim, policia izraelite tha se më shumë se 50 persona, të cilët janë ndaluar në Kuds që nga dje në mbrëmje, do të nxirren në gjyq.
Gjersa në deklaratë nuk u dha asnjë informacion në lidhje me identitetin e të arrestuarve, agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA deklaroi se këta njerëz janë të gjithë palestinezë.
Ndryshe, pas namazit të teravisë dje, policia izraelite ndërhyri ndaj palestinezëve që u mblodhën në Portën e Damaskut në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor, ku ndodhet Mesxhid al-Aksa.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze deklaroi se 105 palestinezë u plagosën kryesisht nga plumbat plastikë në ndërhyrjen e policisë izraelite.
Pas incidenteve, ndodhën përleshje midis palestinezëve dhe hebrenjve në pjesë të ndryshme të Kudsit.
