Forcat izraelite arrestuan 7 palestinezë në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor nën okupim.
Policia izraelite bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me incidentet e mbrëmshme në zonën e Qytetit të Vjetër.
“5 persona u arrestuan nën dyshimin e hedhjes së gurëve dhe sulmimit ndaj policisë në incidentet në Portën e Damaskut të Qytetit të Vjetër”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se sot u arrestuan 2 palestinezë në Portën e Damaskut.
Mbrëmë, policia izraelite ndërhyri tek të rinjtë palestinezë pas namazit të teravisë në Kudsin Lindor të okupuar me automjete të ndërhyrjes sociale (TOMA) dhe shok bomba.
Në deklaratën e bërë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze bëhet e ditur se mbrëmë u plagosën 4 të rinj palestinezë gjatë ndërhyrjes së policisë Izraelite.
Me fillimin e muajit të Ramazanit, policia izraelite bllokoi me barrikada ulëset përpara Portës së Damaskut.
Si reagim ndaj kësaj, të rinjtë palestinezë pas namazit të teravisë mblidhen në Portën e Damaskut duke filluar nga dita e parë e Ramazanit. Ndërkaq policia izraelite ka ndërhyrë për 6 ditë me shok bomba dhe TOMA.
