Skip to content

Policia izraelite arreston 9 palestinezë në Kudsin Lindor të pushtuar

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia izraelite njoftoi se ka arrestuar 9 palestinezë në Kudsin Lindor të pushtuar me akuzën se janë anëtarë të lëvizjes palestineze Hamas.

Policia izraelite në deklaratën e saj thekson se në një operacion në koordinim me agjencinë e brendshme të sigurisë Shin-Bet ka arrestuar 9 palestinezë.

Sipas pretendimeve, ata u arrestuan me akuzën se ishin “përpjekur për të rekrutuar pjesëtarë për Hamasin në Kudsin Lindor”.

Disa u arrestuan në përpjekje për të udhëtuar ndërsa disa të tjerë në shtëpitë e tyre.

“Hetimet e Shin-Bet zbuluan se individët e përmendur ishin në kontakt me udhëheqjen e Hamasit jashtë vendit, duke marrë para nga jashtë për të rekrutuar më shumë njerëz për Hamasin në Kudsin Lindor”, thuhet në deklaratën e policisë izraelite.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë