Katër palestinezë u plagosën sot gjatë bastisjes së policisë izraelite në shtëpinë e guvernatorit të Kudsit, Adnan Ghaith në Kudsin Lindor të pushtuar, njoftoi Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

Një deklaratë e agjencisë tha se të 4 persona u plagosën pasi u rrahën nga policia izraelite në lagjen Silwan në Kudsit.

Të katërt janë trajtuar nga mjekët në vendngjarje, thuhet në njoftim.

Sipas një gazetari të AA-së, policia izraelite bastisi shtëpinë e guvernatorit, por nuk bëri asnjë arrestim.

Nuk ka asnjë koment nga policia izraelite mbi raportin.

Zyra e guvernatorit në një deklaratë tha se policia izraelite bastisi shtëpinë dhe sulmoi familjen e tij.

Guvernatori u plagos në dorë, thuhet në deklaratë.

Ghaith është arrestuar disa herë më parë nga forcat izraelite.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re