Të paktën 3 palestinezë u plagosën në ndërhyrjen e policisë izraelite kundër palestinezëve që erdhën për të mbështetur banorët e rajonit të cilët ndodhen nën kërcënimin e dëbimit me forcë nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor nën pushtim.

Sipas të dhënave të marra nga dëshmitarët, forcat izraelite ndërhynë ndaj personave që erdhën për të mbështetur palestinezët nën kërcënimin e dëbimit me forcë nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor.

Dëshmitarët thanë se forcat izraelite goditën dhe u përpoqën t’i largojnë nga zona palestinezët dhe se arrestuan edhe një fëmijë.

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se 2 nga 3 palestinezët e plagosur në ndërhyrjen e forcave izraelite, morën trajtimin mjekësor në vend ndërsa një person u dërgua në spital.

Me fillimin e muajit të Ramazanit, që nga 13 prilli e deri më tani po përjetohen tensione serioze për shkak të sulmeve të policisë izraelite në Xhaminë Al-Aksa, në zonën përreth si dhe në lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor në pushtim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re