Policia izraelite plagosi të enjten shtatë vetë rreth zonës së Xhamisë Al-Aksa, duke përfshirë një hebre në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor.

Gjashtë palestinezë u plagosën nga policia, katër u trajtuan në vendin e ngjarjes, ndërsa dy u dërguan në një spital, tha Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës në një deklaratë.

Ndërkohë, një hebre kalimtar rasti, gjithashtu u plagos në kokë gjatë ndërhyrjes së policisë, sipas dëshmitarëve.

Policia përdori automjete me ujë me presion për të shpërndarë protestuesit, kurse një grua palestineze dhe vajza e saj u plagosën nga plumbat e gomës.

Për vite me radhë, adhurimi në Al-Aksa ka qenë i kufizuar për banorët e Kudsit Lindor të okupuar dhe qyteteve arabe në Izrael.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën ‘Mali i tempullit’, duke pretenduar se aty ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohërat antike.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967. Ndërkaq, në vitin 1980 aneksoi gjithë qytetin, lëvizje kjo e cila nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re