Të paktën gjashtë persona u plagosën dhe më shumë u arrestuan në ndërhyrjen e forcave izraelite të sigurisë mbrëmë pasi palestinezët kryen namazin e teravisë në Kudsin Lindor të okupuar.
Palestinezët kryen namazin e teravisë në Portën e Damaskut në hyrje të Qytetit të Vjetër në Kudsin Lindor.
Pas namazit, policia izraelite përdori municione plastike, topa uji dhe kalorësinë për të shpërndarë palestinezët të cilët kanë protestuar pushtimin izraelit për disa ditë.
Palestinezët u përgjigjën duke gjuajtur me gurë dhe duke hedhur mjete piroteknike.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se të paktën gjashtë vetë u plagosën në ndërhyrjen e policisë Izraelite.
Në trazira plagë të lehta pësoi kameramani i AA-së, Faiz Abu Rmeleh.

Tensionet në Kudsin Lindor zgjasin që nga fillimi i Ramazanit pasi forcat izraelite barrikaduan pllajën përpara Portës së Damaskut në hyrje të Qytetit të Vjetër.
Palestinezët mblidhen në vend pas namazit të teravisë për të protestuar ndaj politikës izraelite të okupimit.
Të premten, policia izraelite plagosi të paktën 20 palestinezë gjatë një ndërhyrjeje të ngjashme.
