Policia izraelite përdori forcë të drejtpërdrejtë fizike kundër anëtarëve të komunitetit antisionist “Neturei Karta”, të cilët varën flamurin palestinez në lagjen ku jetojnë hebrenjtë ultra-ortodoksë (Haredi) në Kudsin Perëndimor.

Sipas një deklarate me shkrim dhe pamjeve të shpërndara nga Organizata Ndërkombëtare e Hebrenjve Antisionistë, policia izraelite ndërhyri ashpër kundër anëtarëve të komunitetit Neturei Karta që varën flamurin palestinez në lagjen Mea Shearim ku jetojnë hebrenj Haredi, në Kudsin Perëndimor.

Disa oficerë policie shihen duke shtyrë disa persona në grup, duke i goditur me grushte dhe duke ecur drejt tyre me shkopinj në duar.

Neturei Karta njihet si komuniteti hebre ultra-ortodoks që kundërshton shtetin e Izraelit dhe sionizmin mbi baza fetare dhe morale, dhe dallohet në mbarë botën me mbështetjen e tij për Palestinën.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re