Skip to content

Policia izraelite zhdëp protestues hebrenj për Gazën

izrael demonstranti jerusalem gaza policija aa 14jan24 1

Oficerët e policisë izraelite përdorën forcë për të shpërndarë demonstruesit që ishin mbledhur jashtë konsullatës amerikane në Jerusalemin Perëndimor/Al-Quds, duke protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës.

Një grup aktivistësh hebrenj u mblodhën jashtë konsullatës amerikane dhe bënë thirrje për një armëpushim në Gaza. Në protestën, ku morën pjesë disa dhjetëra persona, aktivistët mbanin pankartën “Ndaloni bombardimin e Gazës”.

Demonstruesit brohorisnin slogane kundër luftës dhe mbanin fotografi të civilëve palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës.

Në një moment, policia izraelite ndërhyri dhe rrahu disa aktivistë dhe konfiskoi fotografitë e civilëve të vrarë në Gaza.

izrael demonstranti jerusalem gaza policija aa 14jan24 5 1

Pjesëtarët e policisë shtynë dhe shpërndanë dhunshëm demonstruesit e mbledhur që planifikonin të vazhdonin protestën. Disa qytetarë kanë regjistruar me celularët e tyre dhunën e policisë izraelite ndaj demonstruesve.

Ndodh kjo në të ashtuquajturin “shtetin më demokratik” të Lindjes së Mesme.

izrael demonstranti jerusalem gaza policija aa 14jan24 4

Por bashkë me këtë mit të sajuar mbi Izraelin, qartazi një shtet genocidal, po bijnë dhe mite të tjera nga ajo çfarë po ndodh në Gaza, siç është “superushtria” e saj. Përballë rezistencës palestineze, Izraeli poshtërohet ushtarakisht në Gaza, duke i mbetur vetëm të vrasë gra e fëmijë, siç dhe vret prej tre muajsh.