Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me operatorët turistik dhe nga foto e shpërndara nga vetë partia demokratike duket qartë që nuk është zbatuar asnjë nga masat mbrojtëse sa i përket CoVid-19.

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht kreun e PD-së për shkak të kësaj mbledhjeje. Distanca ndërmjet tyre është shumë e afërt si dhe janë pa maska dhe doreza, vlen të theksohet se kafenetë hapen të hënën e ardhshme.

Njoftimi i Policisë

Policia e Durrësit ka konstatuar me shqetësim një aktivitet partiak të zhvilluar në mjedisin e mbylluar të një lokali, në kundërshtim me Aktin Normativ, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”. Ky aktivitet, që është publikuar gjerësisht sot edhe në media, ka imponuar procedimin administrativ, bazuar mbi Aktin Normativ.

Bazuar mbi Aktin Normativ, është marrë masë administrative 1 milionë lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A.H. Njëkohësisht janë ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit shtetasit pjesëmarrës në këtë aktivitet, L.B, F. Xh., A.  M.,  R. G.,  A. B., V. N., E. H., A.B., D. B., J.M. dhe A.H.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe  të distancimit social  dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojnë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit do të vijojë me angazhim të plotë e vullnet të palëkundur veprimtarinë e vet ligjzbatuese, në mbrojtje të jetës dhe rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re