Policia e Komisariatit të Kurbinit ka reaguar nëpërmjet një njoftimi për mediat në lidhje me shpërthimin me eksploziv që tronditi Lacin në orët e para të mengjësit të së hënës.
Forcat e rendit bënë të ditur se sasia e tritolit ishte vendosur në derën e jashtme të lokalit ” Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit Ll.B. Policia behet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Nga kjo ngjarje e regjistruar në Lagjen Nr.4 në lokalin në pronësi të shtetasit Llesh Buraku nuk ka pasur persona të lënduar.
Ende nuk ka detaje se cili është motivi I vendosjes së tritolit në hyrje të lokalit të këtij shtetasi.
