Policia jep detaje për aksidentin në Valbonë, tre kosovarë përfundojnë në spital

Screenshot_2-7.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në Valbonë.

Policia ka raportuar se nga ky aksident kane mbetur te plagosur 3 persona qe udhetonin ne mjetin e drejtuar nga shtetasi T.T, banues ne fshatin Markaj. Te plagosurit jane nga Kosova dhe nuk kane marre demtime serioze.

Paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut.

Njoftimi

Tropojë/ Informacion paraprak

Më datë 28.11.2021, në fshatin Cërrnicë, automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin T. T., banues në fshatin Markaj, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët, shtetasit L. B., M. L., dhe F. Rr., të moshës 19 dhe 20 vjeç, banues në Suharek, Kosovë, të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë