Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për mediat ka dhënë detaje lidhur me operacionin antidrogë të shtrirë në të gjithë vendit. Ai njofton se hetimet janë shtrirë përgjatë 8 muajve dhe si pasojë janë lëshuar 296 urdhërarreste. Deri në këto momente, policia njofton se janë zbatuar 214 masa sigurie “arrest me burg” dhe janë shpallur në kërkim 82 persona. Gjithashtu, në pranga kanë rënë edhe 19 persona, për të cilat nuk kishte urdhërarrest, por janë arrestuar në flagrancë gjatë kontrolleve të uniformave blu.

 

Gjithashtu, janë lëshuar 356 vendimi kontrolli për banesat e personave të dyshuar si të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike.

 

Raportohet se janë sekuestruar sasi e konsiderueshme lëndë narkotike, kokainë, heroinë dhe kanabis, si dhe mjete që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës.

 

Një pjesë e konsiderueshme e të arrestuarve janë pjesë e 23 grupeve kriminale në Tiranë, Elbasan, Durrës, Korçë dhe Vlorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re