Policia e Vlorës ka dhënë versionin zyrtar për plagosjen pasditen e sotme në Vlorë. Sipas Policisë, afër Gjykatës së Apelit në Vlorë ka ndodhur një konflikt, nga i cili ka mbetur i plagosur 46-vjeçari K.M, me send të fortë në kokë.

Ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa Policia ka shoqëruar disa persona.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në kokë, dyshohet me një send të fortë, shtetasi K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re