Që prej 7 prillit e deri më sot një 23 vjeçar është zhdukur në rrethana misterioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të nuk ka asgjë gjurmë. Bëhet fjalë për të riun me identitetin Arsim Zendeli, me banim në Detroit.

Mediat vendase në gjuhën shqipe shkruajnë se i riu që jeton në Detroit, në qytetin Grosse Ile, ka humbur pa asnjë gjurmë, ndërsa familjarët kanë dhënë alarmin dhe presin një përgjigje nga autoritetet policore, atje ku kanë bërë edhe denoncimin. Prindërit thanë se djalin e tyre e panë për herë të fundit në orët e para të mëngjesit të 7 prillit.

Sipas familjes, ai u largua me një automjet dhe prej atëherë nuk është parë e dëgjuar. “Asnjëherë nuk e kishim menduar se ai nuk do të kthehej dhe do të largohej për kaq gjatë. Mendova se ai do të largohej për rreth një orë dhe më pas ai do të kthehej në shtëpi”, tha nëna e tij.

Policia, e cila e ka shpalluar në personat e humbur thotë se po vazhdojnë kërkimet e gjera përgjatë zonës ku mendohet se do të jetë zhdukur, ndërkohë që policia po përdor edhe helikopter nga ajri dhe anijet e rojës bregdetare nga uji , por deri tani ata kanë qenë të pasuksesshme, në kërkimet. Policia tha se nëna e tij ka deklaruar se kohët e fundit e kuptoi se biri i saj vuante nga sëmundje mendore.

Nëse dikush do ta shihte, Bashkime Zendeli tha që është e sigurt se nuk është i rrezikshëm dhe agresiv, duke shtuar se i ndoshta nuk është i vetëdijshëm për atë që po ndodh me mendjen e tij. Ai u pa për herë të fundit i veshur me një xhaketë lëkure të zezë, sëeatpants gri dhe një kapelë dimri me lesh të kuq . Arsim Zendeli është një adhurues i etur i natyrës, thonë pridërit e tij. “Ai është shumë i vetëdijshëm për shëndetin,” tha Bashkime Zendeli. “Ai është një person i pastër dhe i shëndetshëm.”

Familja thotë se është duke mbajtur kontakte me departamentin e policisë. Policia thotë se rrugët e kërkimit janë vendosur pasi gjetën makinën e Arsim Zendeli në parkingun e bregut të liqenit Water Edge .

Një nga oficerët e policisë që po udhëheq aksionin së bashku me polumbarët , nënkoloneli Kenneth Pelland – tha se ishte bërë një kontroll i të gjithë linjës bregdetare përgjatë lumit të Detroitit, ashtu si edhe në tokë dhe përmes helikopterit. Në kërkim tha ai janë përfshirë gjithashtu edhe qentë me nuhatje nga një oficer i K-9.

Një njësi detare, është duke përdorur pajisje solare për skanim dhe pajisje për imazhin e kamerave, gjithashtu janë duke u shfrytëzuar. Megjithë përpjekjet për ta gjetur nga policia, departamenti vazhdon të kërkojë në vijën bregdetare dhe të ndjekë çdo këshillë të marrë në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re