Forca të shumta policore, pjesë e të cilëve Forcat Speciale, kanë ushtruar kontrolle në Fier, Patos e Roskovec mbrëmjen e kësaj të shtune.

 

Prani e shtuar e uniformave blu është vënë re në hyrje e dalje të qytetit të Fierit, si dhe në akse të tjerë në qytet.

 

Qëllimi ka qenë kontrolli i personave në kërkim, atyre që mbajnë armë pa leje e që mund te transportojnë lëndë narkotike.  Në fokus të kontrolleve kanë qenë edhe personat në kerkim, të përfshirë në vepra të ndryshme penale.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re