Policia e Shtetit ka zbarkuar para pak ditësh në banesën e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja për kapjen e 6 personave të shpallur në kërkim për dhunën ndaj dy kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja.

 

Mësohet se pas përfundimit të procedurave të lënies së mandatit të deputetit, policia bëri kontroll me vendim gjykate.

 

Burime bëjnë me dije se brenda banesës së Rrahman Rrajës nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme, por as personat e shpallur në kërkim, djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta.

 

Në vijim, policia ka kryer edhe kontrolle të tjera për arrestimin e tyre, por asnjëri nuk është lokalizuar.

 

Aktualisht të gjithë figurojnë brenda vendit, por kjo nuk e përjashton mundësinë e një largimi në mënyrë të jashtëligjshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re