Skip to content

Policia “kreh” Elbasanin, por asnjë i arrestuar

Duke marrë shkasë nga ngjarjet e fundit ku krimi prek edhe njerëzit e drejtësisë siç qe rasti i fundit vrasja mafioze e avokatit Ravik Gurra, policia ka shtuar aksionet në qytetin e Elbasanit.

 

Forca të shumta të policisë, mes të cilave dhe shumë nga Tirana, kanë ngritur postoblloqe në pjesë të ndryshme të qytetit të Elbasanit me qëllim zhvillimin e aksioneve të herëpashershme ndaj grupeve kriminale.

 

Megjithatë pavarësisht shtimit të kontrolleve deri më tani aksionet e ndërmarra nga policia kanë përfudnuar pa asnjë të ndaluar.