Skip to content

Policia kreh veriun e Kosovës, Vuçiç vë ushtrinë në gatishmëri

29345688 1789066854491387 959366386 n 1522156178 5869313

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar një aksion në katër komunat e veriut me shumicë serbe.

 

Aksioni është zhvilluar rreth orës 05:00 të mëngjesit ndërsa raportohet se pesë persona janë vënë në prangat e policisë.

 

Sipas mediave kosovare, të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminial.

 

Ndërkohë aksioni policisë ka ngjallur shqetësim në Serbi, ku sipas mediave serbe, Presidenti Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar të të gjitha njësitë e ushtrisë që të jenë në gatishmëri.

 

Reagimi i tij ka ardhur pas raporteve se në Mitrovicë Zubin Potok dhe komuna tjera janë arrestuar pjestarë ser btë policisë.