Home SHQIPERIA Policia liron Endrit Doklen dhe kunatin e tij/ Arrestohet Fatjon Murati

Policia liron Endrit Doklen dhe kunatin e tij/ Arrestohet Fatjon Murati

0
Policia liron Endrit Doklen dhe kunatin e tij/ Arrestohet Fatjon Murati

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia e Tiranës ka liruar mëngjesin e sotëm Endrit Doklen dhe kunatin e tij Gentjan Reçi, të cilët u shoqëruan pasditen e së shtunës, teksa ishin duke lëvizur me makinë.

 

Dokle po lëvizte nën shoqërinë e Fatjon Muratit, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia për armëmbajtje pa leje, teksa Reçi ishte shofer.

 

Fatjon Murati është mbajtur në qeli për veprën penale për të cilën kërkohej, armëmbajtje pa leje. Ndërsa Dokle dhe kunati i tij, Reçi janë liruar.

 

Murati ishte shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën e Fushë-Krujës me tre të vrarë Brilant Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij Besmir Hoxha e Diklen Vata në 17 korrik të këtij viti.

 

“Në kuadër të kontrolleve blic për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.

 

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Ruger’, të zhvilluar me datë 12.07.2022.

 

Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore”, njoftoi dje policia.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë