Qindra biznese janë mbyllur nga policia e shtetit në shumë qytete të vendit mbrëmjen e të martës.

Pas vendimeve të marra nga qeveria për masat parandaluese ndaj koronavirusit, drejtorite e qarqeve kanë nisur kontrollet në terren të bizneseve. Palestra, disko, pube dhe lokale me muzike live janë mbyllur menjehere ne zbatim të planit të masave. Ndërkohe të njëjtin fat e kanë pasur edhe baret dhe restorantet që nuk kanë zbatuar udhëzimet për të ruajtur distancë në tavoline mbi dy metra, sipas vendimit që u mor nga këshilli I ministrave.

Më konkretisht në të gjithë vendin, u mbyllën 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.

Policia e Shtetit konfiroi se do vijoje të bashkëpunojë me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, Institutin e Shëndetit Publik, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Prefektët e Qarqeve dhe institucionet e tjera shtetërore që i ngarkon ligjim për të kontrolluar të gjitha bizneset në mbarë vendin për zbatimin e këtyre masave.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat e përcjella nga punonjësit e Policisë dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi moszbatimi i tyre do shoqërohet me penalitete ligjore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re