Policia ka dalë me një njoftim zyrtar pas lajmit se një i mitur është mbytur në lumin e Mirditës orët e para të mbrëmjes së sotme teksa po luante me top me bashkëmoshatarët e tij.
Në njoftim thuhet se i mituri S. Laska ishte 10 vjeç dhe se ishte rrëmbyer nga rryma e lumit në momentin që kishte tentuar të merrte topin. Ndërkohë bëhet me dije se ende nuk është gjetur trupi i tij ndërsa kërkimet do të rifillojnë në orët e para të mëngjesit sepse aktualisht nuk ishte e mundur gjetja e tij për shkak të errësirës.
Njoftimi i Plotë:
Lezhë
Sot, rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytyr një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Polciisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe sëbashku me banorët kanë nisur kërkimt.
Në gadishmëri janë vënë edhe polumbarët e Renneas, të ciëlt kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes, po për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit. do fillojnë në orët e para të mëngjesit .
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Hyri në ujë për të marrë topin”, detaje nga ngjarja e rëndë në Lezhë ku 12 vjeçari u mbyt në lumë
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
