Për të garantuar mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga Partia Demokratike, policia ka marrë masa për bllokimin e disa akseve rrugore.

 

Bëhet fjalë për bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardin “Bajram Curri” dhe atë “Zhan D’ark”. Po ashtu edhe rruga “Gjergj Fishta” do të jetë e bllokuar.

 

Burime bëjnë me dije se do të ketë forca të shtuara policore në këto segmente rrugore, të cilat do të mbikëqyrin gjithashtu bulevardin qendror ku do të mbahet tubimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re