Deputeti i dalë nga listat e LSI, Ralf Gjoni është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit.

 

Ka qenë vetë Gjoni ai që në një postim në “Facebook” ka njoftuar se pas incidentit të së enjtes ku u sulmua me bojë forcat e rendit I kanë ofruar mbrojtje.

 

Deputeti Ralf Gjoni u ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve të listave elektorale që të mos intimidohen nga partitë opozitare port ë marrin mandatet pasi vendi ndodhet në një moment të vështirë.

 

“Shpresën nuk duhet t’a presim si dhuratë nga të tjerët, por duhet t’a krijojmë vetë. Falenderoj Policinë e Shtetit për reagimin e menjëhershëm dhe mbrojtjen e ofruar gjatë ditës së djeshme e në vazhdim si dhe miqtë dhe njerëzit e mirë të shumtë që më ofruan mbështetjen e tyre gjatë ditës së betimit në Kuvend. U bëj thirrje të gjithë kandidatëve në listat elektorale të mos intimidohen nga rruga por të marrin përgjegjësitë e tyre në këto momente të vështira për vendin. Askush nuk duhet lejuar të cënojë të drejtën themeltare të përfaqësimit në parlament, përndryshe kemi të bëjmë me terrorizëm politik!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re