Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur pas takimit që pati me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano, të cilit i ofroi mbështetjen e padiskutueshme të SHBA-ve në kryerjen e detyrës së tij.

Ambasadorja tha se me Nanon kanë folur në lidhje me mundësinë e rritjes së imazhit dhe besimit që ka policia e shtetit në raport me qytetarët.

Kim u shpreh më tej se është shumë e nevojshme që në të mirë të funksionimit të institucioneve, të zbatohen me rigorozitet ligjet në vend.

Yuri Kim: Faleminderit, pata një takim shumë të mirë me zotin Nano, erdha për ta përgëzuar për pozicionin e ri, gjithashtu rikonfirmova se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes dy vendeve tona për cëcshtjet e ligjit. Ne do të vazhdojmë të japim sa më shumë mbështetje që është e mundur, diskutuam për mënyrat si policia të rritë besimin në sytë e publikut.

Ne jemi mbështetës të prezencës së policisë, e dimë që policia e shtetit merr rreziqe të mëdha, duke humbur jetë për të ruajtur rendin. Diskutuam rëndësinë sesi ligjzbatimi të mbetet i pandryshueshëm.

Gledis Nano, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Takimi me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit që policia e shtetit ka me agjencitë e SHBA. Sic dihet SHBA janë partnerët tanë kryesorë dhe e vlersoj shumë këtë bashkëpunim.

E sigurova ambasadoren se policia do të jetë në nivelet më të larta të performancës dhe kërkova mbështetje nga SHBA për policinë. Kjo është një luftë që nuk bëhet vetëm, duke parë mbështetjen që kemi pasur besoj se bashkë do ja dalim për të pasur rend dhe siguri në vendin tonë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re