Skip to content

“Policia na tha; ‘Ja pafshi hajrin’”- IKMT do t’i shembë banesën, i moshuari: 30 vite ia kam dhënë votën Edi Ramës, të më “pushkatosh” tani është gjynah

Banorët e Valbonës po përballen me aksionin e IKMT-së për shembjen e banesave, që i kanë ndërtuar me mund e me djersë.

Një i moshuar, i cili ngriti banesën para zgjedhjeve, u shpreh se policia pasi kishte parë punimet i tha që “Ja pafshi hajrin”.

I moshuari shtoi se ka 30 vite që ia jep votën Edi Ramës, duke shtuar se ” të më pushkatosh tani është gjynah”.

“Policja tha ‘A ke ngatërresë me dikë? Ia pafshi hajrin’. Para votimeve i kemi bërë, 30 vite kam që ia jap votën Edi Ramës, se kam qenë komunist i Enver Hoxhës, dhe tani të më pushkatosh është gjynah”, u shpreh ai.