Brenda një muaji janë proceduar 17 persona për zjarrvënie, një fenomen që vijon të mbetet shqetësues sidomos në muajt e verës kur temperaturat rriten dhe rreziku i flakëve e pasojat që sjell, shtohen.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të një të riu në jug të vendit, i dyshuar për zjarrvënie dje pasdite.

“Policia e Shtetit po identifikon në shumë raste autorët e zjarreve, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në pyje dhe kullota, por që kanë rrezikuar jetën dhe banesat e banorëve. Përgëzime Policisë së Shtetit Gjirokastër për identifikimin dhe ndalimin në flagrancë të autorit të dyshuar të zjarrvënies në Frashtan” nënvizoi Balla në rrjetet sociale, duke përsëritur apelin për të ndalur ndezjen e zjarreve për asnjë arsye.

Shërbimi Zjarrfikës, Forcat e Armatosura dhe strukturave vendore kanë ndërhyrë ditët e fundit në shumë vatra zjarri që kanë rrezikuar pyjet dhe prona të tjera. Në një takim të mbajtur fundjavën e kaluar në Vlorë, ministri Balla kishte një apel edhe për gjyqësorin, për rastet e autorëve të ndaluar nga Policia për zjarrvënie, duke kërkuar përballjen e tyre me ashpërsinë e ligjit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re