PDIU dhe shoqata “Çamëria” organizuar një protestë përpara Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë ndaj vizitës së Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias sot në Tiranë.

Me parullat “Mos prek Shqipërinë!”, “Mos harro Çamërinë!”, anëtarët e partisë dhe shoqatës zhvilluan mitingun paqësor që u shpërnda nga Policia.

I pranishëm ishte kryetari I PDIU, Shpëtim Idrizi i cili tha për mediat: “Është një shtetrrethim i vërtetë nga Policia shqiptare Kishim bërë kërkesë për protestë paqësore me rastin e vizitës së Ministrit të Jashtëm grek. Për t’i kujtuar “Çështjen çame”, kërkimin e faljes, pronat sigurisht, edhe për kufijtë detarë. Shqipëria boll ka humbur tokë e det.

Fatkeqësisht leja dhe njoftimi jonë është refuzuar me justifikimin e COVID-19. Ne do ta bënim me distancim social, pankarta dhe foni.

Fatkeqësisht është i turpshëm reagimi dhe arsyeja. Shohim përditë asambletë e Ramës, mbledhje partie e konferenca dhe nuk ka problem.

Më vjen keq që jemi duke u vendosur para vëllezërve tanë të Policisë, jam i bindur që mendojnë si ne. Ne nuk kemi dalë të fshihemi

Është i turpshëm reagimi dhe arsyeja e ndalimit të tubimit: Parandalimi i COVID!!!!.

Bëhen asambletë e Edi Ramës dhe nuk ka COVID!!! Ne nuk e zgjodhëm protestën në kohë COVID-i, por Greqia në kohë COVID-i kërkon 12 milje nga deti ynë”– nënvizoi Idrizi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re