Policia ka ndëshkuar 509 drejtues mjetesh që kanë thyer urdhrin për të mos qarkulluar me makina këtë fundjavë.

 

Nga ora 06:00 deri në 12:00, janë shoqëruar një numër i konsiderueshëm shoferësh. Më konkretisht, në Tiranë janë evidentuar 171 drejtues mjetesh, në Durrës 77, në Fier 54, në Vlorë 53, në Lezhë 61, në Shkodër 45 dhe në Elbasan 48.

 

Atyre u është kufizuar lëvizja, ndërsa 76 drejtues janë shoqëruar në komisariat.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re