Një furgon me klandestinë teksa tentonte të kalonte ilegalisht kufirin në Morinë, është ndjekur nga policia, e cila po kryente një operacion për kalim të paligjshëm të kufirit.

 

 

 

Pasi u ka bërë shenjë për të ndaluar, klandestinët nuk i janë bindur urdhërit të policisë. Më pas kanë dalë nga fugoni dhe ndjekja nga policia është bërë në këmbë.

 

 

 

Burimet për Vizion Plus thanë se një i ri sirian ka mbetur i plagosur me armë zjarri në pjesën e brinjëve dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Janë ndaluar dhe po merren në pyetje shtetasit e tjerë sirianë, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia gjatë ndjekjes së policisë.

 

 

 

Prokuroria, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po hetojnë nëse ka pasur shkelje nga ana e efektivëve të Kukësit në lidhje me rastin.

 

 

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pritet të merret në pyetje më pas.

 

Njoftimi i prokurorisë: 

 

“Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm” dhe “Kundërtim të punonjësve të policisë”, Prokuroria Kukës arreston 1 shtetas, nis procedim penal për një punonjës policie

Sot, më datë 05.12.2022 Drejtoria rajonale AMP Dibër/Kukës në bashkëpunim me shërbimet policore të DVP Kukes, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:1. K.Gj. banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi, është bërë për V. Penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm e kryer në bashkëpunim” si dhe “Kundërtim të punonjësve të policisë”. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: -E.M. lindur në Fier; dhe-E.H lindur në Fier.Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po trasportonin drejt Kosovës 13 shtetas të huaj nga vendet e treta MENA. Me cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet fugon Wolksvagen i marrë me qera. Gjatë operacionit policor për neutralizimin e autorëve të sipërpërmendur është plagosur një shtetas i huaj (klandestin) me inicialet M.H, me kombësi egjyptiane (i ardhur klandestin në vendin tonë).Lidhur sa më sipër Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës ka urdhëruar fillimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë së DVP Kukës K. B., i cili ka qenë pjesë e operacionit policor, për veprën “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 91 K. Penal. Po punohet për sqarimin e rrethanave të çështjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re