Në vijim të planit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ushtruar kontrolle të shumta ndaj mjeteve të ndryshme, kryesisht ndaj mjeteve që transportojnë punëtorët e fasonerive, të cilët nuk respektojnë ruajtjen e distancës fizike.

Në zbatim të këtij plani janë ndëshkuar me masë administrative 53 drejtues mjetesh, për mosrespektim të protokollit të sigurisë.

Policia Durrës kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë kufizimet me përgjegjshmëri, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re