10 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë janë shpërndarë në të gjithë vendin, e ky është vetëm fillimi i një plani masash që policia ka ndërmarrë për të parandaluar ngjarjet kriminale.
 
Këtë të shtunë, 6 persona kanë rënë në pranga, ndërsa  mes tyre është edhe Arben Elezaj, i cili rezulton në kërkim ndërkombëtar.
 
Pas thirrjeve publike për të dorëzuar armët, uniformat blu kanë nisur aksionet dhe kontrollet e befasishme në rrugë, lokale e banesa për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri. Nga aksioni i kësaj të shtune në Lezhë, Mirditë e Shijak, tre persona janë kapur në flagrancë me armë.
 
Ne pranga kanë përfunduar edhe dy të rinj, 18-vjeçari Emiliano Arapi nga Mirdita dhe Rafael Lazri, 24 vjeç, të cilëve përveç armëve, u është gjetur në lokal edhe lëndë narkotike kanabis sativa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re