Autoritete indiane kishin ngritur sot barrikada dhe kanë ndaluar grumbullimet publike para protestave të pritura të mijëra femerëve që kërkojnë ndalim të politikave kufizuese dhe një minimum për çmimet e prodhimit.

Karvanë të gjatë traktorësh janë grumbulluar në periferi të kryeqytetit Delhi dhe në shtetin fqinjë Haryana, ndërsa policia po bllokon autostradat me tela me gjemba dhe blloqe betoni.

Fermerët indianë kanë bërë thirrje për protestën “Marshin drejt Delhi”, të ngjashme me protestat e vitit 2021 kur fermerët thyen barrikadat dhe hynë në qytet në Ditën e Republikës.

Fermerët në Indi kanë forcë politike prej numrit të tyre të madh, ndërsa kërcënimi i protestave vjen para zgjedhjeve kombëtare të prillit.

Dy të tretat e popullatës 1.3 miliardëshe të Indisë nxjerrin të ardhurat e tyre nga bujqësia, që është gjithashtu një e pesta e PBB, sipas shifrave qeveritare.

“Fermerët nga i gjithë vendi po përgatiten të marshojnë në Delhi nga e marta, nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre”, tha kreu i sindikatës kombëtare të bujqësisë Swaran Singh për rrjetin AFP.

Policia në Delhi ka ndaluar grumbullimet publike prej më shumë se pesë vetësh.

Në protestat e fermerëve indianë në 2020 që zgjatën më shumë se një vit, dhjetra mijëra prej tyre u vendosën në kampe të improvizuara, dhe dhjetra njerëz u vranë.

Rrjedhimisht nën nëntor 2021 kryeministri Modi anuloi tre nga ligjet e kontestuara ku i kalohej kompanive private kontrolli i sektorit bujqësor të vendit.

Qindra fermerë indianë vdesin çdo vit nga vetëvrasja prej varfërisë, borxhit dhe dështimit të të mbjellave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re