Dhuna e pashembullt e dy ditëve më parë në Borizanë të Krujës me protagonist pjestarë të fisin Rraja ka ngritur në këmbë forcat e policisë, mëngjesin e kësaj të shtune.

 

Një numër i madh efektivësh dhe mjete policore janë angazhuar në terren për  kapjen e dy personave të fisit Rraja të cilët u arratisën pasi plagosën me mjete të forta e dhunë brutale, kushërinjtë jashar dhe Bilbil Maja.

 

Ngjarja e rëndë e së enjtes në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë ka cuar në pranga deri më tani Xhelal dhe dhe Përparim Rrajën si dhe dy të rinj.

 

Dyshohet se shkak për konfliktin është bërë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, i cili ka leje shfrytëzimi për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po dëmtonin banesat e tyre. Por megjithëse shqetësimet ishin bërë të ditura prej kohësh, policia nuk kishte ndërhyrë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re