Është ndarë nga jeta shefi i komisariatit të Lushnjës Adrian Matani.

Ai mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare.

Për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar shumë miq dhe kolegë të cilët u kanë shprehur ngushëllimin e tyre familjes në rrjetet sociale, ndërsa shkruajnë se lajmi i hidhur u duket i pabesueshëm.

Mësohet se shefi i komisariatit të Lushnjes dyshohet se ka humbur jetën nga problemet me zemrën.

Metani prej vitesh ishte pjesë e Policisë së Shtetit, ndërsa së fundi ishte shef i komisariatit të Lushnjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re