Policia e Kosovës ka bërë me dije se një shtetase kosovare ka denoncuar të dashurin e saj se po e shantazhon kundrejt një shume prej 70 mijë euro,  për të mos i treguar foto intime familjarëve të saj.

Në shenjë reagimi dyshohet se i vëllai i vajzës në fjalë ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje, duke u marr dhe ai nën hetim nga autoritetet kosovare.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lipjanit dhe lidhur me rastin është informuar prokurori, i cili së bashku me policinë po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re