Nëpërmjet një tjetër postimi në facebook, kryeministri Rama shkruan se policia ka identifikuar të gjithë personat që kanë hyrë në 14 ditët e fundit nga Italia.  Ai shton se me këta persona të cilëve iu dihet adresa dhe numri I telefonit po bëhet një punë sensibilizuese nga policia e shtetit. Madje këta persona, shton Rama po mbahen në monitorim.
Rama shton se autoritetet kanë nisur të trokasin derë më derë tek këta persona për tu siguruar që ata po zbatojnë vetëkarantinimin.
Në rast të kundërt, shkruan Rama, cdokush do të gjobitet me 5 mijë euro.

 

Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë hyrë nga italia në 14 ditët e fundit. Pasi ka disponuar numrat e telefonit dhe adresat e tyre po vazhdon operacionin e posaçëm të sensibilizimit dhe monitorimit të tyre
Bashkëngjitur është mesazhi që u është dërguar këtyre qytetarëve dhe do të vijojnë trokitjet në dyert e tyre për t’u siguruar se po zbatojnë detyrimin e vetëkarantinimit 14 ditor. Shkelja e këtij detyrimi ndëshkohet me 5 mijë euro dhe shkelësi do të ndalohet të dalë nga shqipëria pa paguar gjobën!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re